Vetëm në një sulm - ky është dëmi masiv që ushtria e Ukrainës i ka shkaktuar ushtarëve të Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Vetëm në një sulm – ky është dëmi masiv që ushtria e Ukrainës i ka shkaktuar ushtarëve të Putinit

    Insajderi
    26 March 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në një sulm nga forcat e mbrojtjes ukrainase, një rezervë municionesh armike dhe një numër pajisjesh ushtarake u shkatërruan pranë fshatit Vyshneve, në afërsi të qytetit Chernihiv.

    Zjarri ka qëndruar ndezur për pesë orë, me predha që shpërthejnë vazhdimisht. Ndër pajisjet e shkatërruara ishin sistemet e luftës që kishin bllokuar sinjalin e transmetuesve kombëtarë në Ukrainë. Si rezultat, radioja ukrainase është kthyer në transmetim në rajon.

    Siç raportoi Ukrinform, më 25 mars, ushtria ukrainase shkatërroi një tjetër kolonë të pajisjeve ushtarake ruse në rajonin e Chernihiv.

    Qyteti i Chernihiv kontrollohet plotësisht nga ushtria ukrainase, ndërsa bombardohet nga pushtuesit rusë, të cilët së fundmi shkatërruan një urë përgjatë autostradës Chernihiv-Kiev, duke frenuar në mënyrë efektive furnizimet me ndihma humanitare dhe përpjekjet për evakuimin e civilëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark