Prishtina do të ndërtoj strehimore për komunitetin LGBT+, kjo është arsyeja pse lokacioni do të mbahet sekret - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prishtina do të ndërtoj strehimore për komunitetin LGBT+, kjo është arsyeja pse lokacioni do të mbahet sekret

    Insajderi
    26 March 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prishtina shumë shpejt do të behët me një strehimore e cila do të ndërtohet vetëm për komunitetin LGBTI.

    Drejtoria e Mirëqenies e Komunës së Prishtinës në programin e saj për vitin 2021 ka paraparë ndërtimin e kësaj strehimoreje për personat që i përkasin këtij komuniteti.

    Për ndërtimin e strehimores janë ndarë 300 mijë euro. Nga drejtoria e Mirëqenies Sociale, Premtim Fazliu, ka bërë  të ditur se cak  i kanë personat të cilët kanë rënë pre e dhunës fillimisht në familje dhe që strehimi iu është bërë i pamundshëm.

    Lokacioni është caktuar në një fshat të Prishtinës por bëhet e ditur se nuk do të bëhet publik për arsye të sigurisë.

    Qeverisja e re ka filluar proceduat dhe shumë shpejt do të vazhdojnë me thirrjen për ndërtim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark