E shkolluar në Austri e diplomate në shumë misione, si e shkarkoi Gërvalla motrën e dëshmorit që në publik i kërkon Kurtit llogari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    E shkolluar në Austri e diplomate në shumë misione, si e shkarkoi Gërvalla motrën e dëshmorit që në publik i kërkon Kurtit llogari

    Insajderi
    26 March 2022 - 21:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bahrije Hoti, motra e dëshmorit Ukshin Hoti e cila ishte ish-konsulle në Stutgart, u shkarkua para disa ditëve nga Gërvalla.

    Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kishte marrë vendim për largimin e 11 punonjësve nga MPJD, ku në mesin e tyre ishte dhe Bahrije Hoti.

    Hoti ishte diplomate në tri misione, punonte në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ishte pjesë e Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Bern,dhe ish Konsulente në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart.

    Burime të Insajderit brenda MPJ kanë thënë që Gërvalla ka përdor si arsye që rekrutimi i saj në pune ka qene i dyshimtë.

    Gjatë përvjetorit të 23-të të masakrës në Krushë të Madhe, kryeministri Albin Kurti shkoi për vizitë, vizitë e cila u percoll me një moment dhe jo shumë të mirë për kryeministrin.

    Ai u përballë me motrën e dëshmorit, kushërirën e Ukshin Hotit, Bahrije Hotin. Në një video të publikuar në Facebook, zonja në fjalë ka kërkuar nga shefi i ekzekutivit të dijë arsyet pse është shkarkuar si diplomate e Kosovës.

    “Më vjen mirë që keni ardhur sot. Por, si është e mundur që unë para një jave jam pushuar nga puna si diplomate e Kosovës, duke dalë nga ky gjak, sakrifica e këtyre dëshmorëve më ka dërguar të shkollohem në Austri dhe unë sot me padrejtësinë më të madhe, para një jave shkarkohem nga puna si diplomate”, dëgjohet duke i thënë ajo, Kurtit.

    Kurti është përgjigjur shkurt duke i thënë se “nuk e di këtë gjë, duhet ta kuptosh”.

    Ajo sërish ka insistuar duke i treguar  Kurtit se ka pasur padrejtësi gjatë shkarkimit të diplomatëve.

    “E kuptoj, por padrejtësitë po vazhdojnë me të thënë të drejtën. Unë jam betuar para varrit, para gjakut të këtyre dëshmorëve”, thoshte ajo.

    Kurti është zotuar se do të interesohet për shkarkimin e saj nga vartësja e tij, shefja e diplomacisë, Donika Gërvalla.

    “Do të interesohem për çka bëhet fjalë. Do ta shikojë për çka bëhet fjalë”, thotë Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark