Cili është funksioni i zyrës ruse në Kosovë, për të cilën Kurti bëri një paralajmërim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Cili është funksioni i zyrës ruse në Kosovë, për të cilën Kurti bëri një paralajmërim

    Insajderi
    26 March 2022 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë, në një intervistë tregoi se zyra ndërlidhëse e Rusisë në Kosovë është duke u vëzhguar nga organet e sigurisë, në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë.

    Kjo zyre punën e kishte nisur në vitin 2005.

    Madje, në hapjen e saj kishte marrë pjesë edhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës Bajram Kosumi, në kohën kur vendi ynë administrohej nga Kombet e Bashkuara.

    Por, cili është sot funksioni i zyrës ndërlidhëse të Rusisë në Kosovë që selinë qendrore e ka në lagjen Arbëria të Prishtinës?

    Anëtari i Komisionit të Kuvendit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Enver Dugolli, thotë se kjo zyrë funksionon nën ombrellën e një akreditimi pranë misionit të UNMIK-ut.

    Megjithëkëtë, Dugolli shprehet se Qeveria e Kosovës nuk ka ndonjë bashkëpunim me këtë zyre.

    Ai gjithashtu thekson domosdoshmërinë që aktivitetet e saj të monitorohen edhe më shumë nga organet e sigurisë.

    Në anën tjetër, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, thotë se mbyllja e kësaj zyre nuk është në interesin e Kosovës.

    Sipas tij, nëse zyrtarët e saj veprojnë kundër interesave të vendit, shteti ynë mund të marrë masa.

    Së fundi, kryeministri Albin Kurti në një intervistë tregoi se kjo zyre është duke u vëzhguar nga organet e sigurisë, në kohën kur Rusia po vazhdon pushtimin e saj në Ukrainë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark