Shpërthen zjarri në stacionin policor, 3 persona dërgohen në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthen zjarri në stacionin policor, 3 persona dërgohen në spital

    Insajderi
    26 March 2022 - 22:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vatra e zjarrit e shënuar në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.

    Zjarri ka nisur në ambientet e të ndaluarve. Deri më tani, tre persona janë dërguar në spital, pasi kanë paraqitur probleme me asfiksinë.

    Ndërkohë, zjarrfikëset, kanë mundur të neutralizojnë vatrën, ndërsa momentalisht punonjësit e komisariatit po evakuohen nga godina, për shkak të tymit të dendur.

    Bëhet e ditur se të ndaluarit do të shpërndahen nëpër komisariate të tjera.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark