Momente që të “këpusin shpirtin”, 7-vjeçari dëgjon për herë të pas ndërhyrjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momente që të “këpusin shpirtin”, 7-vjeçari dëgjon për herë të pas ndërhyrjes

    Insajderi
    26 March 2022 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vogëlushi i quajtur Rubin, ka prekur zemrat e shqiptarëve, pasi nuk dëgjonte.

    Familja e 7-vjeçarit ka bërë apel për ndihmë tek “Shqiptarët për Shqiptarët”, të cilët janë përgjigjur duke mundësuar operacionin e Rubinit.  Pas ndërhyrjes në Spitalin Amerikan, Rubinit i është kthyer dëgjimi.

    Nëna e Rubinit, tregon mes zërit që i dridhet se si ëndrra e saj më e madhe që kishte iu bë realitet. Gjatë emisionit live në “ABC” dhe “T7”, Rubini ka treguar se dëgjimin tashmë e ka mjaftë të mirë. Elvisi dhe Sidriti i kanë bërë pyetje Rubinit, i cili u është përgjigjur të gjithave.

    Në fund Rubini merr një dhuratë speciale, një makinë lodër të cilën e kishte shumë dëshirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark