Po dërgonte porosi në Istog, personat e maskuar ia vjedhin veturën dhe jo vetëm kaq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Po dërgonte porosi në Istog, personat e maskuar ia vjedhin veturën dhe jo vetëm kaq

    Insajderi
    27 March 2022 - 08:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje që ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në komunën e Istogut.

    Sipas raportit të policisë, thuhet se viktima mashkull  kosovar punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se derisa ishte duke e dërguar një porosi, është ndaluar nga tre të dyshuar të maskuar të cilët nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur veturën me targa lokale, dy telefona, disa para dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

    Vetura me pas është gjetur e braktisur në një fshat tjetër.

    Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime. /Telegrafi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark