Në këtë shtet të Evropës, çmimi i bukës mund të shkojë në 10 euro - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Në këtë shtet të Evropës, çmimi i bukës mund të shkojë në 10 euro

    Insajderi
    27 March 2022 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është thënë se një bukë mund të shitet për 10 euro në Gjermani për shkak të problemeve në zinxhirin e furnizimit të shkaktuar nga konfliktet mes Rusisë dhe Ukrainës, transmeton Insajderi.

    Sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës shkaktuan një rritje serioze të çmimeve të produkteve ushqimore në të gjithë Evropën.

    Për shkak se shteet evropiane po e kanë të pa mundur importimin nga Ukraina, është raprtuar se çmimi i bukës në Gjermani mund të rritet deri në 10 euro.

    Klaus-Peter Lucht, nënkryetar i Shoqatës së Fermerëve të Schlesëig Holstein, tha se çmimi i një buke që shitet për 3-4 euro në Gjermani së shpejti mund të rritet në 10 euro.

    Thuhet se rritja e tepruar e çmimit të bukës dhe ushqimeve në Gjermani është shkaktuar nga fakti se çmimet e grurit janë dyfishuar në krahasim me një vit më parë.

    Vlerësohet se çmimet do të rriten në mënyrë eksponenciale për faktin se importet e grurit nga Rusia dhe Ukraina drejt Evropës, janë ndaluar.

    Nga ana tjetër, “Aldi”, rrjeti i supermarketeve që shet produkte më çmime më të lira, njoftoi se ka rritur çmimet për 150 produkte. Një kilogram miell gruri kushton 45 cent në vend të 39 cent, një rritje prej 15.6 përqind./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark