“Kurti e Gjukanoviqi më thonë Putin i vogël”, Vuçiqi vazhdon me drama - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Kurti e Gjukanoviqi më thonë Putin i vogël”, Vuçiqi vazhdon me drama

    Insajderi
    27 March 2022 - 11:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vazhduar me propaganda duke bërë fushatë para zgjedhjeve, ku sipas tij, 90% e serbëve në Kosovë do të votojnë për të.

    Këtë herë, Vuçiqit i doli punë edhe me gazetën prestigjioze britanike, The Guardian, ndërsa foli për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

    “Shikoni se çfarë po bëjnë Albin Kurti dhe Gjukanoviq, po e shfrytëzojnë rastin, puna e vetme është ta përgojojnë Serbinë, të thonë se Vuçiqi është Putini i vogël, që të mos e rëndojmë gjithë Perëndimin me Serbinë, Serbia nuk flet kurrë për ata, për ta ndalur Serbinë në rritjen ekonomike. Si Guardian, ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse gënjejnë”, tha ai, duke përmendur disa tekste të gazetës britanike për Serbinë dhe rrezikun e luftës në Ballkan.

    Vuçiq tha për TV Prva se stabiliteti në rajon është “absolutisht i qëndrueshëm”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark