I vuri zjarrin stacionit policor, por vdiq aty - historia e 26 vjeçarit shqiptar që tronditi Kamzen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I vuri zjarrin stacionit policor, por vdiq aty – historia e 26 vjeçarit shqiptar që tronditi Kamzen

    Insajderi
    27 March 2022 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarri në komisariatin numër 5 në Kamzë të Shqipërisë dyshohet se është vënë nga një 26 vjeçarm i quajtur Arben Mici i cili ndërroi jetë për shkak të plagëve që ka marrë nga flakët.

    Mëngjesin e sotëm grupi i ekspertëve që ka shkuar në komisariat ka zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ditën e djeshme Mici i arrestuar për dhunë në familje ka dalë para gjykatës penale të Tiranës ku është njohur me masën e sigurisë arrest me burg.

    Në masë sigurie arrest në burg është edhe 62 vjeçari Dilaver Idrizi. “Arsyeja përse ishin shoqëruar sërish në komisariat, në ambientet e paraburgimit, është sepse nuk kishte shtretër të lirë. Nga ana e komisariatit ishte bërë kërkesë që të transferoheshin në ambientet e vuajtjes së dënimit. Transferimi do të bëhej ditën e sotme”, thotë Kodra referuar burimeve.

    Në momentin kur ka parë tymin që ka dalë nga ambientet e paraburgimit, konkretisht në dhomën ku qëndronte 26 vjeçari, polici Hajredin Boja ka vrapuar dhe ka hapur derën, ndërsa ka tentuar të nxjerrë të riun.

    Por gazetarja raporton se 26 vjeçari i ka shpëtuar nga duart efektivit dhe është futur në tualetin e dhomës ku ai qëndronte. Më pas kanë shkuar efektivët e tjerë të cilët kanë tentuar t’u japin ndihmë por s’kanë mundur për shkak të tymit. Zjarrfikëset e kanë gjetur 26 vjeçarin të mbyllur në tualetin e dhomës së burgut, në gjendje të rëndë pasi ishte asfiksuar dhe me plagë në trup. Fatkeqësisht ai ndërroi jetë në spital.

    Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar 2 policë të komisariatit numër 5, Hajredin Boja 64 vjeç, i cili mbeti i lënduar teksa po tentonte të nxirrte të burgosurit, si dhe kolegu i tij Fatmir Isufi 64 vjeç. Nën hetim janë inspektorët Lutfi Muça 64 vjeç me detyrë Nd/specialist Informacioni në Komisariatin nr. 5; Mark Marashi 52 vjeç me detyrë Nd/specialist Informacioni në Komisariatin e Nr. 5 dhe Komisar Ylli Çollaku 44 vjeç me detyrë Shef i Seksionit të Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin Nr. 5./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark