VIDEO | I riu trondit me deklaratën e tij në polici: Përdhunova disa vajza! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    VIDEO | I riu trondit me deklaratën e tij në polici: Përdhunova disa vajza!

    Insajderi
    27 March 2022 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një djalë, identiteti i të cilit nuk është zbardhur në mediat greke, ka pohuar pas ndalimit nga policia se kishte përdhunuar vajza, pa përcaktuar numrin e tyre.

    Një pohim i bërë brenda makinës së policisë, është publikuar sot dhe në të, 31-vjeçari, pranon se është përdhunues.

    I riu u arrestua pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare në New Philadelphia, Athinë, raporton noa.al.

    Brenda makinës së patrullës policët që i kishin vënë në pranga po e pyesnin se çfarë kishte bërë:

    -Çfarë bëre;

    – Përdhunova

    – Çfarë?

    – Përdhunova disa vajza…

    – Sa? Sa vajza re?

    I dyshuari është konfuz dhe e ka të vështirë të komunikojë me policinë. Megjithatë, ai pranon se përveç dados 18-vjeçare, ka edhe vajza të tjera që kanë rënë viktimë e sjelljes së tij të sëmurë.

    Hetimet po përqendrohen në këtë drejtim pasi policia thotë se ky njeri mund të ketë një të shkuar të rëndë, abuzive.

    Hetimi i thelluar nisi pasi disa ditë më parë, 31 vjeçari që vetëprezantohet si Pano Erotiari (Dashnori), nxori në Facebook një kërkesë për dado, duke specifikuar mosha të reja.

    Në shtëpi shkoi një 18 vjeçare e cila shprehu gatishmërinë të bënte baby sitet për fëmijën 3 vjeç që 31 vjeçari thoshte se kishte.

    Kur vajza hyri brenda, ai e çoi në dhomën e fëmijës siç tha dhe, me ta futur brenda, me thikë në fyt e përdhunoi.

    Duke qenë se në makinën policore, ai foli për akte në seri, tani po hetohet se sa raste abuzimi ka pasur deri tani. /noa.al

    https://www.youtube.com/watch?v=-7rdiss_iWE


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark