Dalin pamjet/ Shihni se si i riu i ‘çmendur’ qëllon mbi dy vajza në mes të rrugës në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Dalin pamjet/ Shihni se si i riu i ‘çmendur’ qëllon mbi dy vajza në mes të rrugës në Tiranë

    Insajderi
    27 March 2022 - 18:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kanë dalë pamjet e të riut me emrin Denis që sulmoi dy vajza sot në mes të rrugës në Tiranë.

    Ngjarja ndodhi në rrugën e Bogdanëve.

    Në pamjet e publikuara nga Opinion.al shihet se vajzat janë duke ecur në trotuarin, kur i riu nis të afrohet dhe t’i grushtojë vazhdimisht.

    Ata mundohen të mbrohen dhe reagojnë, deri në momentin kur për fat të mirë ndërhyjnë kalimtarët e rastit duke përzënë agresorin.

    Lidhur me rastin ka pasur një denoncim në polici. Ende nuk dihet nëse policia e ka ndaluar autorin pasi ai është i njohur dhe ka pasur edhe 8 denoncime të kësaj natyre më parë. Megjithatë çuditërisht është lënë i lirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark