Sherri për pronë, darkoi me gruan dhe e çoi në shtëpi, si e vrau shqiptari biznesmenin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sherri për pronë, darkoi me gruan dhe e çoi në shtëpi, si e vrau shqiptari biznesmenin

    Insajderi
    28 March 2022 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

     Arsyeja e sherrit mes shqiptarit Ilir Leba dhe biznesmenit Tommaso Dini që përfundoi me vrasjen e këtij të fundit dyshohet se ka nisur për shitjen e një shtëpie. La Nazione shkruan se një natë më parë, Leba ka darkuar me gruan e tij dhe pasi e ka shoqëruar në shtëpi bashkë me foshnjen disa muajshe ka dalë.

    Në restorantin në Piazza Piave, pak hapa larg shtëpisë së tij, ai takoi Dinin, me të cilin muaj më parë kishin biseduar në fakt për shitjen e një prone. Për këtë arsye ka nisur dhe sherri, por biseda mes tyre s’është zbuluar ende.

    “Përballja ishte e rastësishme,”- thotë sërish avokati i shqiptarit.

    Janë duke u ekzaminuar edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën e Piazza Piave. Thika me të cilën qëlloi për vdekje biznesmenin italian nuk është gjetur ende. 50-vjeçari u dërgua në spital, por nuk u mbijetoi plagëve të marra. Ndërsa 48-vjeçari shqiptar u vu në pranga.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark