Tani edhe me vendim bordi, shtrenjtohen karburantet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tani edhe me vendim bordi, shtrenjtohen karburantet

    Insajderi
    28 March 2022 - 14:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bordi i Transparencës ngritur për të menaxhuar situatën e krizës ka zbardhur vendimin për çmimin e karburanteve në vend. Çmimi ka pësuar sërish rritje.

    Bordi u mblodh dje më 25 mars dhe ka vendosur se deri më 1 prill çmimi i naftës me pakicë do të jetë 245  lekë/litri, kurse benzina 218 lekë/ litri. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të jetë 110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë.

    Sipas njoftimit çmimi i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/liter për periudhën 26 mars- 1 prill 2022. Mbledhja e ardhshme e bordit do të jetë në  prill për të vendosur sërish për çmimet e reja.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark