Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet “shtëpi bari” në Shkodër

    Insajderi
    28 March 2022 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Shkodrës ka zbuluar një “shtëpi bari” në Malësinë e Madhe. Abcnews.al mëson se krahas bllokimit të ambientit dhe sekuestrimit të mjeteve për mbjelljen, rritjen dhe përpunimin e kanabisit, janë arrestuar edhe dy persona.

    Policia ka bërë disa goditje gjatë ditëve të fundit në Koplik. Pak ditë më parë, u kap edhe një “minierë kriptomonedhash” duke sekuestruar 14 pajisje që shërbenin për prodhimin e tyre.

    Fenomeni i përshtatjes së ambienteve për të rritur kanabis është bërë çdo ditë e më tepër prezent në Shkodër. Policia ka zbuluar gjatë muajve të fundit disa banesa të përshtatura për rritje kanabisi në këtë zonë. /abcnews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark