Arrestohen tre shqiptar sapo zbresin nga avioni, tentuan të hynin ilegalisht në Britani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Arrestohen tre shqiptar sapo zbresin nga avioni, tentuan të hynin ilegalisht në Britani

    Insajderi
    28 March 2022 - 19:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pilot 52-vjeçar është paraqitur në Gjykatën e Magjistraturës në Northampton, pasi akuzohet për transportim të emigrantëve të paligjshëm.

    Sipas mediave të huaja mësohet se, Richard Styles, është arrestuar ditën e enjte gjatë një operacioni të udhëhequr nga Agjencia Kombëtare e Krimit, duke transportuar nga Belgjika katër shtetas shqiptarë.

    Në pranga të policisë gjithashtu kanë rënë katër shqiptarët dhe shoferi i cili do të shoqëronte shqiptarët.

    Si Styles ashtu edhe shoferi i taksisë, një burrë 42-vjeçar nga Tooting në Londrën e Jugut, u morën në pyetje nga hetuesit e NCA.

    Taksisti është liruar me kusht, në pritje të hetimeve të mëtejshme, ndërsa tre burra dhe një grua të gjithë shtetas shqiptarë të moshës nga 21 deri në 64 vjeç, mbeten nën kompetencat e emigracionit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark