Katër muaj, 200 mijë kërkesa për vizë gjermane - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Katër muaj, 200 mijë kërkesa për vizë gjermane

    Insajderi
    28 March 2022 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vetëm në katër muajt e fundit, 11% e popullatës së Kosovës ka kërkuar të shkojë në Gjermani.

    Që nga fillimi i dhjetorit e deri tani në fund të marsit, ambasada e këtij shteti në Prishtinë ka pranuar 199 mijë e 783 kërkesa për viza.

    Këtë muaj, në këtë ambasadë janë dorëzuar 48 mijë e 44 kërkesa. Rreth dy mijë më pak të tilla ishin në shkurt, njofton Klan Kosova.

    Megjithatë, përfaqësia e këtij shteti ofron vetëm 500 deri në 800 termine në muaj, përmes shortit, teksa ofron pesë mijë e 500 viza në vit.

    Qasja e privilegjuar e kosovarëve në tregun e punës, e ka bërë Gjermaninë destinacionin më të synuar për ta.

    Kësisoj, shtetet tjera kanë dukshëm më pak kërkesa për viza.

    Ambasada e Zvicrës, gjatë muajve nëntor-janar, ka pranuar gjithsej tetë mijë e 737 aplikime për viza.

    Ndërsa për Kroaci në periudhën nëntor-mars, kanë aplikuar një mijë e 944 persona.

    Nëse vazhdon trendi i njëjtë, vetëm për një vit, nga Kosova do të donin të dilnin një e treta e qytetarëve.

    Këtë disponim për ikje, sociologu Blerim Shabani e sheh shqetësuese, teksa liston faktorët kryesorë, që janë ekonomik dhe arsimor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark