Municionet mund të shpërthejnë pranë Çernobilit, paralajmëron Ukraina - Insajderi
×
  • Lajme
  • Biznes
  • Botë
  • Biznes

    Municionet mund të shpërthejnë pranë Çernobilit, paralajmëron Ukraina

    Insajderi
    30 March 2022 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat e armatosura të Ukrainës kanë paralajmëruar se ekziston rreziku që municionet të shpërthejnë pranë termocentralit bërthamor të Çernobilit, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Irina Vereshchuk.

    Termocentrali bërthamor i Çernobilit, i cili ishte skena e aksidentit më të keq bërthamor në histori në vitin 1986, u mor nën kontroll nga forcat ruse muajin e kaluar.

    Rusia pas pushtimit të termocentralit bërthamor tha se “rrezatimi është brenda niveleve normale” dhe pretendoi se pushtimi i termocentralit “parandaloi provokimet e mundshme bërthamore nga nacionalistët ukrainas”

    Vereshchuk tha gjithashtu se gjatë negociatave të djeshme, Ukraina i kërkoi Rusisë të lejojë krijimin e 97 korridoreve humanitare për t’i evakuuar civilët nga qytetet dhe fshatrat më të goditura.

    “Ne kërkojmë që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të marrë masa urgjente për të çmilitarizuar zonën e përjashtimit të Çernobilit dhe të nisë një mision të posaçëm të OKB-së për të eliminuar rrezikun e një përsëritjeje të katastrofës bërthamore”, shtoi Vereschuk.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark