“Rusët po përgatiten për të rifilluar operacionet sulmuese” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    “Rusët po përgatiten për të rifilluar operacionet sulmuese”

    Insajderi
    30 March 2022 - 22:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ruse po përgatiten të rifillojnë operacionet sulmuese. Të paktën kështu ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk.

    Sipas BBC-së, Motuzyanyk citohet të ketë thënë se “Ata ende po përpiqen të marrin qytetin port jugor të rrethuar të Mariupolit dhe qytetet Popasna dhe Rubizhne në Luhansk, me përpjekjet e tyre kryesore të fokusuara në rrethimin e trupave ukrainase në lindje të Ukrainës.”

    Motuzyanyk shtoi se janë vërejtur disa lëvizje të forcave ruse larg rajoneve të Kievit dhe Chernihiv, por komanda ushtarake e Ukrainës nuk e konsideron këtë si një tërheqje masive.

    Kujtojmë se pas negociatave në Stamboll, Rusia tha të martën se do të tërheqë forcat nga kryeqyteti dhe nga qyteti verior i Chernihiv, por se pozicioni i saj ndaj Krimesë dhe rajonit lindor të Donbasit nuk ka ndryshuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark