Grabitet shtëpia e çiftit të njohur, ndodheshin në dhomën e gjumit kur ndodhi rasti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Grabitet shtëpia e çiftit të njohur, ndodheshin në dhomën e gjumit kur ndodhi rasti

    Insajderi
    31 March 2022 - 11:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grabitës ka hyrë në shtëpinë shumë milionëshe të David dhe Victoria Beckham, ndërsa çifti ishte në një dhomë gjumi në katin e sipërm të pavetëdijshëm, sipas raporteve.

    Çifti dhe vajza Harper, 10 vjeç, thuhet se nuk ishin në dijeni se një hajdut kishte hyrë në shtëpinë e tyre në Holland Park, në Londrën Perëndimore.

    Vjedhja u zbulua nga djali i tyre, Cruz, në momentin që ai u kthye nga një mbrëmje me miqtë.

    Ai vuri re se një dhomë gjumi ishte grabitur, ku ishte thyer edhe xhami i dritares.

    Policia Metropolitane konfirmoi se ata ishin thirrur në pronë në orën 00:37 të mëngjesit të datës 1 mars dhe besonin se vjedhja kishte ndodhur midis orës 20:30 dhe 23:30.

    Asnjë arrestim nuk është bërë dhe hetimet vazhdojnë.

    “Për fat të mirë, kriminelët arritën vetëm në një dhomë gjumi para se të iknin.“

    “Siguria në shtëpi është shumë e mirë, si fizikisht ashtu edhe teknikisht”, tha burimi.

    Asnjë nga sendet që u vodhën – që besohet se kishin vlerë mijëra paund – nuk kishin vlerë sentimentale./Classlifestyle


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark