E ndihmuan të shumë kërkuarin Nuredin Dumani / Arrestohet e dashura nga Kosova dhe 4 të tjerë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E ndihmuan të shumë kërkuarin Nuredin Dumani / Arrestohet e dashura nga Kosova dhe 4 të tjerë

    Insajderi
    31 March 2022 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas arrestimit të Nuredin Dumani, 5 persona të tjerë janë vënë në pranga. Mes të arrestuarve janë 2 mjekët: Julian Malaj, Bledi Bërdalli dhe ndihmës mjeku Ermal Gjeci.

    Ata janë punonjës të spitalit të Fierit dhe u arrestuan me urdhër të policisë së Elbasanit pasi dyshohet se kanë mjekuar 35-vjeçarin Nuredin Dumanin në shtëpi dhe nuk e kanë kallëzuar ngjarjen.

    Në pranga ka rënë edhe e dashura 20-vjeçare e Nuredin Dumanit Mirjetë Hajdini, e cila akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

    Ndërkohë i arrestuar është edhe Henrik Hoxha, për veprat penale  “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Nuredin Dumani mbeti i plagosur të martën pas një atentati me armë në Papër të Elbasanit. Policia e arrestoi atë disa orë më pas në një apartament në lagjen Apollonia të Fierit, të cilën kishte pak kohë që e kishte marrë me qira.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark