SBASHK-u paralajmëron grevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    SBASHK-u paralajmëron grevë

    Insajderi
    31 March 2022 - 13:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka njoftuar se më 2 prill do të mbajë Kongresin e 8-të, ku do të vendoset për veprime sindikale, duke mos përjashtuar edhe grevën e përgjithshme në sistemin arsimor.

    Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, vendimi do të merret nga delegatët, pas vlerësimit të situatës aktuale në arsim.

    “Të nderuara medie duke shprehur respektin e lartë e meritor për angazhimet tuaja në shërbim të informimit të saktë e me kohë të qytetarëve Ju ftojmë të përcillni punimet e Kongresit të 8-të të SBASHK-ut. Në Kongres do të merr pjesë drejtorja e përgjithshme për Evropën e Internacionales së Arsimit bashkë me shumë udhëheqës të lartë të sindikatave simotra nga shumë vende mike të Kosovës. Delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme. Kongresi mbahet, të shtunën, më 2 prill 2022”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark