Shqiptari kapet me 5 milion euro “të bardha”, në Angli - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Shqiptari kapet me 5 milion euro “të bardha”, në Angli

    Insajderi
    31 March 2022 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një tregtar droge, i cili u përfshi në pazare kokaine me vlerë më shumë se 4.7 milionë euro në vetëm tre muaj, është dënuar me 12 vjet burg.

    Fatjon Kurti (34 vjeç) përdori platformën e koduar të komunikimit EncroChat për të blerë dhe shitur të paktën 58 kg kokainë midis 26 marsit dhe 2 qershorit 2020.

    Kurti, banues në Newport Court pranë Leicester Square në qendër të Londrës, orkestroi marrëveshjet në EncroChat duke përdorur nofkën ‘Botarrota’. Ai u arrestua më 25 nëntor të vitit të kaluar.

    I riu shqiptar kishte krijuar një kompani frontale të quajtur E&T Catering, e cila ishte regjistruar në shtëpinë e tij në një përpjekje për të shmangur zbulimin, megjithëse nuk ekzistonte si një biznes kateringu funksional.

    EncroChat u “thye” në vitin 2020 nga një partneritet ndërkombëtar i zbatimit të ligjit.

    Megjithëse nuk ka identitete reale në EncroChat, oficerët vërtetuan se Kurti ishte Botarrota pasi të dhënat e vendndodhjes për telefonin Encro treguan se ai funksiononte kryesisht në Londër. /abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark