Hakmerret Putini, ky është veprimi i fundit që e ndërmerr ndaj liderëve të BE-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Hakmerret Putini, ky është veprimi i fundit që e ndërmerr ndaj liderëve të BE-së

    Insajderi
    31 March 2022 - 18:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Jashtme ruse njoftoi të enjten se ka vendosur të vendosë në listën e zezë zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian si përgjigje ndaj sanksioneve anti-ruse.

    “Kufizimet vlejnë për lidershipin e lartë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë një numër komisionerësh evropianë dhe drejtues të strukturave ushtarake të BE-së, si dhe shumicën dërrmuese të deputetëve të Parlamentit Evropian që promovojnë politika anti-ruse”, pohoi ministria.

    Në njoftim thuhet se lista e zezë vlen edhe për përfaqësuesit e qeverive dhe parlamenteve të disa shteteve anëtare të BE-së, si dhe figurave publike dhe punonjësve të medias që janë personalisht përgjegjës për promovimin e sanksioneve të paligjshme anti-ruse.

    Ata shtuan se zyrtarët evropianë “refuzojnë të pranojnë se gjatë viteve ata kanë falur forcimin e ndjenjave rusofobike dhe neo-naziste në Ukrainë, militarizimin dhe integrimin e saj në NATO në një përpjekje për të frenuar ushtarakisht Rusinë”./dosja.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark