
Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, në hyrje të shkollës ka vendosur disa shenja ndalimi, në të cilët përveç tjerash vërehet edhe shenja e ndalimit të vajzave të mbuluara, transmeton Insajderi.
Në lidhje me këtë ka reaguar në mënyre të ashpër deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.
Në reagimin e saj, Balje është përplasur me drejtoreshën e shkollës Florentina Gjergjaj, duke i thënë se, ”nuk e di se, në bazë të cilës Kushtetutë apo ligji keni vendosur simbolet ndaluese?!!!”
Duke deklaruar se me një pjesë të simboleve pajtohet edhe vetë, Balje ka thënë “me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, pa përjashtuar edhe besimet fetar.”
Sipas saj, “Krahasimi i një arme që vret, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë!”, ka thënë Balje.
Ky është reagimi i plotë: