Insajderi
Aktuale

Kjo shkollë në Gjakovë i ndalon nxënëset me shami, reagon ashpër deputetja e Kosovës

Insajderi
31 March 2022 - 23:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kjo shkollë në Gjakovë i ndalon nxënëset me shami, reagon ashpër deputetja e Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Shkolla e Mesme Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë, në hyrje të shkollës ka vendosur disa shenja ndalimi, në të cilët përveç tjerash vërehet edhe shenja e ndalimit të vajzave të mbuluara, transmeton Insajderi.

Në lidhje me këtë ka reaguar në mënyre të ashpër deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje.

Në reagimin e saj, Balje është përplasur me drejtoreshën e shkollës  Florentina Gjergjaj, duke i thënë se, ”nuk e di se, në bazë të cilës Kushtetutë apo ligji keni vendosur simbolet ndaluese?!!!”

Duke deklaruar se me një pjesë të simboleve pajtohet edhe vetë, Balje ka thënë “me simbolin e një vajze me shami, krahasimi i simboleve në këtë mënyrë është skandaloz dhe gjithashtu ofendim për secilin qytetarë dhe Republikën tonë, pa përjashtuar edhe besimet fetar.”

Sipas saj, “Krahasimi i një arme që vret, me atë të një vajze me shami, për mua është vrasje e të drejtës së besimit të sajë!”, ka thënë Balje.

Ky është reagimi i plotë:


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark