Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tetë persona në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Aksident i rëndë në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, tetë persona në spital

    Insajderi
    31 March 2022 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sonte rreth orës 22.00,  në magjistralen Ferizaj-Kaçanik ka ndodhur një aksident i rëndë, nga e cila tetë persona mbetën të lënduar.

    Disa nga të lënduarit janë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ndërsa disa të tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin e Ferizajit.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Kanun Veseli, duke deklaruar se në aksident janë përfshirë dy vetura.

    “Rreth ores 22:11 ne rrugën magjistrale Ferizaj – Kaçanik ne hyrje te autostradës ne Kaçanik ka ndodhur nje aksident trafiku në mes dy automjeteve të udhëtareve me targa vendore.

    Të lënduar janë 8 persona , disa janë trajtuar ne Kaçanik e disa janë përcjell me pas për Ferizaj”, ka thënë Veseli për Gazetën Insajderi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark