Vdes i riu, era e fortë e rrëzoi nga çatia e banesës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes i riu, era e fortë e rrëzoi nga çatia e banesës

    Insajderi
    01 April 2022 - 16:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    I riu nga Kuçova e Shqipërisë, Majkëll Vrapi ka mbetur i vdekur pasi ra nga çatia e banesës.

    Ai po montonte një panel diellor por era e fortë e rrëzoi nga një lartësi rreth 3 metra që i shkaktoi të riut fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.

    Ai u gjet në tokë pa ndjenja dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal Berat për të marrë ndihmë mjekësore.

    Majkëll Vrapi iu nënshtrua ndërhyrjes urgjente, por gjendja e tij e rënduar detyroi mjekët ta nisnin për në spitalin e Traumës në Tiranë.

    Për fat të keq, Vrapi nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda dhe ndërroi jetë gjatë rrugës. Familjarët bëjnë me dije se ditën e sotme do të përcillet për në banesën e fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark