Abdixhiku në debat me të rinjtë për sfidat Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Abdixhiku në debat me të rinjtë për sfidat Kosovës

    Insajderi
    01 April 2022 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bashkëbiseduar me disa të rinj sot në Shkollën Politike të PIPS dhe Konrad Adenauer Stiftung. Nën temën “Shteti si kornizë themelore e jetës politike”, thotë se kanë bashkëbiseduar për sfidat që ka Kosova sot në kuptimin institucional dhe politik, por edhe për vizionin dhe planet e LDK-së në këtë drejtim.

    Ai ka shkruar në Facebook se të rinjtë e të rejat e Kosovës kanë potencial të jashtëzakonshëm të dijes e profesionit.

    “Përtej pyetjeve shumë përmbajtësore që morra, ishte kënaqësi të shoh një interesim të jashtëzakonshëm të tyre për zhvillimet në vend. Pjesëmarrja cilësore e qytetarëve, e posaqërisht e të rinjve e të rejave në debate politike është thelbësore për rrugëtimin e vendit tonë”, ka shkruar ai./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark