Kievi qëndron pas sulmit në depon e karburantit? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Kievi qëndron pas sulmit në depon e karburantit?

    Insajderi
    01 April 2022 - 22:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyrtari më i lartë i sigurisë së Ukrainës ka mohuar akuzat e Moskës se Kievi qëndron pas sulmit në një depo nafte në qytetin rus të Belgorodit.

    “Për ndonjë arsye, ata thonë se ne e bëmë atë, por sipas informacioneve tona, kjo nuk i përgjigjet realitetit”, tha sekretari i Këshillit të Sigurimit të Ukrainës, Oleksiy Danilov.

    Në orët e fundit, Rusia ka pohuar se dy helikopterë ukrainas Mi-24 ishin përgjegjës për sulmin, i cili shkaktoi një zjarr në depon e karburantit. Moska njoftoi se helikopterët sulmuan pasi kaluan në hapësirën ajrore ruse në një lartësi jashtëzakonisht të ulët, të premtën herët, rreth orës 5 të mëngjesit. Rusia shtoi se uzina në Belgorod nuk e furnizon me karburant ushtrinë./REL/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark