U fsheh në Shqipëri, prokuroria kërkon 40 mijë vite burg për turkun që mashtronte me kriptomonedha - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U fsheh në Shqipëri, prokuroria kërkon 40 mijë vite burg për turkun që mashtronte me kriptomonedha

    Insajderi
    01 April 2022 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një shtetas turk që mashtroi qindra mijëra qytetarë duke u vjedhur më shumë se 100 milion dollarë, mund të marrë dënimin më të gjatë në histori nëse shpallet fajtor.

    Bëhet fjalë për ish-shefin ekzekutiv të një kompanie turke që mashtronte me kriptomonedhat, Faruk Fatih Ozer. Ai operonte një rrjet shkëmbimi të monedhave dixhitale “Thodex”.

    Ajo që bie në sy në raportin e prokurorisë është se organi i akuzës ka kërkuar plot 40,564 vite burg për Ozer dhe 20 punonjësit e tjerë të kompanisë, të cilët u larguan pas falimentimit me paratë e vjedhura nga mbi 700 mijë qytetarë që besohet se shkojnë në mbi 2 miliard dollarë.

    Deri më tani, autoritetet turke kanë arrestuar 62 persona që dyshohet se kishin lidhje me Thodex. Të dyshuarit u kapën gjatë bastisjeve të kryera në qytete të ndryshme të vendit, përfshirë Stambollin.

    Ozer u arratis në prill të 2021, dhe më pas u bë me dije se ai kishte udhëtuar në katër shtete të ndryshme, përfshi edhe Shqipërinë ku dyshohet se fshihej për një kohë. Madje policia e vendit tonë u raportua se ofroi një shumë prej 10 mijë eurosh shpërblim për këdo që jepte informacion që do të çonte në kapjen e tij.

    Ozer mbërriti në Shqipëri përmes aeroportit të Rinasit, ku u prit nga një shtetas shqiptar që e strehoi në një hotel. Vendndodhja e tij e fundit u raportua në qytetin e Vlorës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark