Izraeli vranë  palestinezët në Bregun Perëndimor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Izraeli vranë  palestinezët në Bregun Perëndimor

    Insajderi
    02 April 2022 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi i Inteligjencës së Brendshme të Izraelit, Shin-Bet, njoftoi se 3 palestinezë u vranë pranë Xheninit në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, transmeton Insajderi.

    Sipas një deklarate me shkrim të bërë nga Shin-Bet, një forcë e përbashkët e përbërë nga policia izraelite dhe elementët e Shin-Bet donte të arrestonte 3 palestinezë.

    Bëhet e ditur se forcat izraelite vranë palestinezët që hapën zjarr ndaj tyre.

    Pretendohej se 3 palestinezët e vrarë kishin kryer më parë një sulm të armatosur në Tulkerm dhe po përgatiteshin të kryenin sulme të tjera në ditët në vijim.

    Në deklaratë thuhet gjithashtu se në automjetet e palestinezëve në fjalë kishte armë dhe granata dore.

    Televizioni palestinez raportoi se forcat izraelite “martirizuan” 3 palestinezë në udhëkryqin e qytetit Arrabe pranë Xheninit.

    Një person që punonte si personel i ambulancës në Gjysmëhënën e Kuqe Palestine tha se forcat izraelite rrëmbyen trupat e palestinezëve.

    Vlen të përmendet se gjithsej 11 izraelitë humbën jetën në 3 sulme në qytete të ndryshme të Izraelit në datat 22-29 mars./insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark