
Autoritetet turke njoftuan se makina vendase dhe kombëtare e Turqisë, TOGG, do të nisë prodhimin deri në fund të vitit, transmeton Insajderi.
Zëvendësministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacir, bëri një deklaratë për shtyp në lidhje me shpërndarjen e imazheve të reja të TOGG-së nga llogaritë e tij në rrjetet sociale.
“Projekti i automobilit të Turqisë, i cili ndiqet nga afër dhe pritet me padurim nga kombi ynë, është tani fokusi ynë. Deri në fund të vitit, automobili i Turqisë, TOGG, do të ketë filluar prodhimin”, deklaroi ai.
“Vëmendje të madhe tërhoqën së fundmi në rrjetet sociale edhe videot e testeve të kryera në temperatura të acarta minus 40 gradë Celsius, në kushte ekstreme të dëborës dhe ngricës së madhe. TOGG-ja rezultoi shumë e suksesshme në të gjitha këto teste”, sqaroi zv/ministri Kacir./Insajderi/