SBASHK-u nis kongresin, pritet të zgjidhet kryetari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    SBASHK-u nis kongresin, pritet të zgjidhet kryetari

    Insajderi
    02 April 2022 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës është duke mbajtur kongresin e 8-të, ku pritet të zgjidhen organet e reja drejtuese si dhe të merret vendim për veprimet sindikale të paralajmëruara, transemton Insjderi

    Në kongres, përveç delegatëve nga Kosova, pjesëmarrës në pjesën solemne janë edhe mysafirë nga sindikatat e Ballkanit e Evropës.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në fjalën hapëse fillimisht nderoi të gjithë profesorët që kanë vdekur nga COVID-19

    Ai shtoi se fitorja më e madhe gjatë kësaj udhëheqjeje të SBASHK-ut ishte miratimi i ligjit të viteve ’90-ta për t’i shpërblyer gjithë kolegët qe kanë bërë sakrifica në një periudhë të vështirë për vendin.

    Ai ftoi qeverinë për reflektim në mënyrë që të plotësohen edhe kërkesat e tjera që kanë të bëjnë me pagën.

    “Uroj që edhe ne edhe MASHTI dhe qeveria e re të reflektoje në mënyrë që të mos shkojmë në veprime që nuk i duam, as ne, as populli i Kosovës”, tha ai.

    Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, foli për rolin e mësuesit, ndërsa tha qe janë duke u marrë për të gjitha padrejtësitë që u janë bërë atyre.

    Ajo shtoi se këtë vit ka 40.000 nxënës më pak por askush prej mësuesve nuk e ka humbur punën.

    “Vetëm ketë vit kemi rreth 40.000 nxënës më pak se vitin e kaluar mirëpo ne jemi kujdesur që asnjeri nga mësimdhënësit tanë te mos mbetet pa pune… Shumë shpejtë do fillojnë punën 100 asistentë me fëmijët me nevoja te veçanta… Ministria e Arsimit ka ndarë grandin prej 1.7milionë euro per mësimdhënësit me probleme shëndetësore”, tha ajo.

    Kongresi do të vazhdojë punimet gjatë tërë ditës ndërsa në orët e pasdites do të bëhen të ditura emrat e kryesisë së re, kryetarit dhe organeve të tjera, ndërsa pritet të bëhet e ditur për veprimet që mund të ndërmarrë kjo Sindikatë në rast se nuk rriten pagat për mësimdhënësit./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark