E GËRDITSDHME: Dy ferizajas keqpërdorën seksualisht 13-vjeçaren në veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    E GËRDITSDHME: Dy ferizajas keqpërdorën seksualisht 13-vjeçaren në veturë

    Insajderi
    02 April 2022 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.P. dhe B.P. shtetas të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer secili veç e veç veprën penale sulmi seksual, transmeton Insajderi.

    Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit R.P. dhe B.P., më 29 mars 2022 në Kaçanik dhe gjatë rrugës për në Prizren, kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur 13-vjeçare.

    Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark