Kaq milionë euro tatime i mblodhi ATK-ja prej kosovarëve për tre muaj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kaq milionë euro tatime i mblodhi ATK-ja prej kosovarëve për tre muaj

    Insajderi
    02 April 2022 - 15:08
    atk
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Administrata Tatimore e Kosovës njoftoi se po vazhdon me trendin rritës të mbledhjes së të hyrave për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas ATK, janë realizuar 177.7 milionë euro të hyra, të cilat në krahasim me planin tejkalohen pritshmëritë për 23.2 milionë euro apo 15.1% më shumë, transmeton Insajderi.

    “Rritje konsiderueshme është shënuar edhe nëse krahasojmë me periudhën e njëjtë të vitit te kaluar, ku janë inkasuar te 42.9 milionë euro apo 31.9% më shumë”, thotë ATK.

    ATK thotë se ndikues në rritjen e këtij niveli të të hyrave janë shumë indikatorë, siç është rritja e kontrollit të brendshëm, trajtimi i borxheve sipas reformës, intensifikimi i aktiviteteve në teren, si dhe shtrirja e projekteve të cila kanë dhënë efektin e tyre në performancen e të hyrave tatimore.

    “Po ashtu, bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 i cili vë theksin në tri qëllime strategjike, për të siguruar që ATK mund të realizojë përmirësim të qëndrueshëm për mbledhjen e të hyrave, për përmbushjen e objektivave fiskale të Qeverisë, për modernizimin e ATK-së në sistemin e procedurave tatimore, si dhe shërbimeve për tatimpagueseve”, përfundon komunikata e ATK./Insajderi/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark