
Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelenskiy tha se kanë biseduar me Türkiyen për të ndërmjetësuar evakuimin e civilëve dhe ushtarëve nga Mariupol, ku situata humanitare ka arritur në një fazë kritike.
Në videomesazhin që postoi, Zelenskiy deklaroi se korridoret e ndihmës humanitare janë hapur në rajonet Donjeck, Lugansk dhe Zaporoizha.
Ai deklaroi se kanë evakuuar gjithsej 6.266 civilë nga qytetet e këtyre rajoneve, veçanërisht nga Mariupoli, dhe dha informacionin se kanë mbajtur një takim të veçantë për largimin e të plagosurve dhe të vdekurve nga Mariupoli, ku situata humanitare ka arritur në fazë kritike.
“Ushtarët dhe civilët tanë, të gjithë. Ne jemi duke biseduar me Türkiyen për të vepruar si ndërmjetëse për këtë çështje”, tha Presidenti i Ukrainës.
Ai nënvizoi se Rusia po përpiqet të rekrutojë njerëz, veçanërisht në Krime dhe e vlerësoi këtë si shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar.
Duke iu drejtuar Krimesë, Zelensky tha: “Sabotoni këtë. Mos ndiqni urdhrat. Nëse nuk funksionon, dorëzohuni tek Forcat e Armatosura të Ukrainës në rastin më të parë.”
Zelenskiy deklaroi gjithashtu se ushtarët rusë filluan të tërhiqen nga provincat veriore, por u përqendruan në rajonin lindor dhe u përgatitën për sulme të reja të forta.
Ndërkaq duke uruar myslimanët e Ukrainës për muajin e bekuar të Ramazanit, Zelenskiy tha: “Ky muaj përfaqëson lutje të sinqerta, falje reciproke dhe bamirësi”.
Gati 2.000 civilë u evakuuan në zonën e sigurt ditën e fundit, me 40 autobusë dhe automjete private në qytet, ku trupat ruse u përpoqën të merrnin kontrollin e plotë dhe vazhduan të vendosnin sistemet e tyre të artilerisë.
Evakuimi i civilëve nga qyteti i Mariupolit, ku situata humanitare ka arritur në një fazë kritike, po vështirësohet dita-ditës.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se rafineria e naftës në qytetin e Belgorodit, e cila u godit nga helikopterët e ushtrisë ukrainase, nuk ka asnjë lidhje me ushtrinë ruse.
Zëdhënësi i Ministrisë, Igor Konashenkov, në një deklaratë në kryeqytetin Moskë, u shpreh se dje në Ukrainë shkatërruan 40 objekte të infrastrukturës ushtarake dhe shtoi: “Që nga fillimi, kemi shkatërruar gjithsej 124 avionë dhe 82 helikopterë, 357 mjete ajrore pa pilot, 1.854 tanke dhe mjete të ndryshme të blinduara dhe automjete ushtarake, 202 raketahedhës shumëgrykësh, 777 obusë dhe mortaja dhe 1.722 automjete ushtarake private.”
Duke vënë në dukje se 2 helikopterë Mi-24 që i përkasin ushtrisë ukrainase hynë dje në hapësirën ajrore ruse dhe sulmuan rafinerinë e naftës në qytetin Belgorod, Konashenkov tha: “Disa autobote karburanti u dëmtuan dhe morën flakë si pasojë e raketave. Nga objekti në fjalë furnizoheshin me karburant automjetet civile. Rafineria nuk ka asnjë lidhje me Forcat e Armatosura Ruse”.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës dha informacione për humbjet e ushtrisë ruse për periudhën 24 shkurt-2 prill.
U raportua se ushtria ruse, e cila i shpalli luftë Ukrainës më 24 shkurt, ka humbur 17 mijë e 800 ushtarë, 143 avionë, 134 helikopterë dhe 631 tanke.
Gjithashtu 17.800 ushtarë nga ushtria ruse, e cila sulmoi Ukrainën u vranë, 143 avionë rusë, 134 helikopterë, 631 tanke, 1.776 automjete të blinduara ushtarake, 317 topa artilerie, 100 sisteme raketahedhëse dhe 54 sisteme të mbrojtjes ajrore u shkatërruan.
Forcat ruse humbën gjithashtu 1.236 automjete, 7 anije dhe skafe të lehta, 76 autobote me karburant dhe 87 mjete ajrore pa pilot.