“Na pasivizuan dhe shkelën për 20 vite me radhë, është koha t’i japim mesazh Serbisë” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Na pasivizuan dhe shkelën për 20 vite me radhë, është koha t’i japim mesazh Serbisë”

    Insajderi
    03 April 2022 - 13:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Preshevës, njëherit drejtuesi i “Alternativa Demokratike Shqiptare”, Shqiprim Arifi ka thënë se shqiptarët gjithmonë kanë treguar edukatë demokratike.

    “Sot erdhëm me votu në mënyrë që të japim shembullin e mirë për një edukatë demokratike që shqiptarët gjithandej trojeve tona e kanë dëshmuar me vite, dhe duhet ta dëshmojnë edhe sot sidomos ne preshevarët”, u shpreh Arifi pasi ushtroi të drejtën e tij të votës.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, siç tha i për t’i dhënë mesazhin Serbisë që pavarësisht diskriminimit ne dalim dhe votojmë.

    “Të japim një mesazh kundrejt Beogradit e Serbisë që edhe pse na diskriminoni, edhe pse na keni shkelur që 20 vite dhe edhe pse na keni pasivizuar ne dalim dhe votojmë dhe tregojmë artin e luftës ndaj kësaj dukurie. I ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të tregojnë edukatën demokratike. I kemi dy lista shqiptare për herë të parë”, tha Arifi.

    Ish-kryetari i Preshevës pati kritika edhe për Qeveritë e Kosovës, ku tha se i kanë lënë në mëshirën e fatit.

    “Janë 6 mijë deri në 10 mijë qytetarë që nuk kanë mundësi që sot të votojnë. Ne e shohim një politikë portativë të Qeverisë së Serbisë për të ruajtur fuqinë e tyre, por e shohim edhe një neglizhencë të qeverive kosovare që po na lënë në mëshirën dhe mundësitë e tona, e kjo është fatkeqësi”, tha Arifi. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark