
Deputeti konservator i Britanisë, David Warburton u pezullua nga partia parlamentare pas një sërë akuzash në lidhje me ngacmimet seksuale dhe përdorimin e kokainës.
Partia e ka pezulluar deputetin pasi përballet me akuza se ka ngacmuar seksualisht tre gra, ndërsa në një foto është shfaqur ulur pranë një tavoline, ndërsa në të ka katër viza kokainë.
Fotografia e Warburton, e publikuar nga Sunday Times , thuhet se daton nga shkurti. Gjithashtu një grua ka denoncuar deputetin duke thënë se ai shkoi në shtëpinë e saj, konsumoi drogë dhe tentoi ta zhvishte duke e prekur pa dëshirën e saj në zona intime.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes apo dhe të denoncimeve të tjera ndaj politikanit.
Foto e deputetit me kokainë në tavolinë