Rusia s’ka të ndalur, sulmon një tjetër qytet port në Ukrainë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Rusia s’ka të ndalur, sulmon një tjetër qytet port në Ukrainë

    Insajderi
    03 April 2022 - 15:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ruse nuk kanë të ndalur në sulmet që po ushtrojnë në Ukrainë. Pas sulmeve ajrore në qytetin port Odesa, tani kanë dalë raporte për një sulm në një tjetër qytet port.

    Ndihmësi i Ministrit të Jashtëm të Ukrainës Anton Herashchenko, bëri me dije se autoritetet kishin raportuar një sulm në qytetin port të Mykolaiv.

    Tashmë ushtria ruse ka sulmuar anën jugore të Ukrainës , e cila duket si një përpjekje e qartë për të bllokuar Ukrainën nga Deti i Zi dhe për të krijuar një korridor tokësor nga Rudsia në gadishullin e Krimesë, të cilën Moska e mori në kontroll në vitin 2014.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark