"Kasaphanë njerëzore", Sali Berisha publikon pamje të tmerrshme të kufomave nga rrugët e Bucha-s - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kasaphanë njerëzore”, Sali Berisha publikon pamje të tmerrshme të kufomave nga rrugët e Bucha-s

    Insajderi
    03 April 2022 - 21:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tërheqja e rusëve nga disa pjesë të Ukrainës ka bërë që të dalin në pah krimet e ushtarëve të Putinit.

    Bota perëndimore u zgjua sot me pamjet e tmerrshme të Bucha-s, vend në Ukrainën lindore, ku rusët kanë kryer krime të papara në kontinentin e vjetër prej luftës së Kosovës, ku shqiptarët u masakruan nga agresorët serbë.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shpërndarë një video të mediave ndërkombëtare të pamjeve nga Bucha, ku shihen trupat civile rrugëve të qytetit.

    “Kasaphanë njerëzore, genocid nga barbarët e Putinit në Bucha! Denoj me ashpersine me te madhe kete horror te paparë! Lavdi Ukrainës!”, shkruan ai.

    Këto janë pamjet:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark