Rezultatet e para: Vuçiç e Daqiq marrin shumicën, kështu do të duket parlamenti i ri i Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rezultatet e para: Vuçiç e Daqiq marrin shumicën, kështu do të duket parlamenti i ri i Serbisë

    Insajderi
    03 April 2022 - 22:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në bazë të disa të dhënave që po i përcjellë në Serbi, partia e Vuçiqit do t’i ketë 122 deputetë nga 250 sa i ka parlamenti i Serbisë. Kurse SPS i Daqiqit do t’i ketë 30 deputetë.

    Kështu që së bashku Vuçiq dhe Daqiq do t’i kenë 152 deputetë dhe mund ta formojnë qeverinë.

    Mirëpo, në krahasim me zgjedhjet e kaluara Vuçiq ka rënie drastike në parlamentin e Serbisë.

    Opozita e bashkuar tërësisht duhet t’i ketë afër 80 deputetë. Shqiptarët vetëm një deputet.

    Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Serbi

    Në Serbi sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

    Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të publikuara online, në zgjedhjet për president prin Aleksandar Vuçiq, ish-ministri i kriminelit Sllobodan Millosheviq me 73.07 për qind.

    Zdravko Ponosh renditet i dyti me 8.18 për qind, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski 4.64, Boshko Obradoviq 4.15, Milosh Jovanoviq 3.43, Bilana Stojkoviq 1.43, Branka Stamenkovski 1.3 dhe Misha Vaciq 1.71 për qind.

    Në zgjedhjet parlamentare prin lista Aleksandar Vuçiq– Së bashku mundemi të gjitha me 56.68 për qind, pasuar nga Ivica Daçiq – kryeministri i Serbisë 13.83, Marinika Tepiq – Të bashkuar për fitoren e Serbisë 6.26, Milosh Jovanoviq – Shpresa për Serbinë 3.71 për qind etj.

    Alternativa për Ndryshime- Alternativa Demokratike Shqiptare sipas rezultateve preliminare ka marrë 0.08 për qind, ndërsa Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës 0.04 për qind.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark