Trondit opinionin Hoxhë Irfan Salihu: Është gjynah me përfitu zemrën e vajzës para se me u marrë vesh me babain e saj - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Trondit opinionin Hoxhë Irfan Salihu: Është gjynah me përfitu zemrën e vajzës para se me u marrë vesh me babain e saj

    Insajderi
    03 April 2022 - 23:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Hoxhë Irfan Salihu ka folur për martesën dhe bashkëjetesën mes çifteve, bazuar në rregullat që i përcakton Islami.

    Ai ka thënë se nuk duhet të martohet një femër pa lejën e babait të saj, pasi kurorzimi është i pavlefshëm.

    “Jetë tonë mundohemi ta jetojmë konform mësimeve të krijuesit. Zoti ynë ka parapa norma, nëse i përmbahemi jemi më mirë. Nuk ka mundësi të martohet një femër thotë Muhamedi a.s., pa lejën e babait të saj, apo kujdestarit të saj. Një femër që martohet pa lejën e kujdestarit (babit) të saj, kurorzimi është i pavlefshëm”, tha ai në kojshiashow.

    Hoxhë Salihut, shpjegoi se bashkëjetesa nuk ka vend në parimet e islamit.

    Ai mori shembull në aspektin ligjor, që pa autorizim nuk mund ta vozisësh as veturën e babait, e njëjt sipas tij duhet të veprohet edhe me çikën.

    “Sipas islamit, sikur polici që të kërkon autorizim me e përdor veturën e babës, njëjtë duhet autorizim për çikën. Pra fillimisht duhet të bëhet kurora, pastaj gjerat tjera”.

    “Është një dukuri e keqe edhe te djemtë e rinj që falin namaz, kontakton nëpërmjet rrjeteve sociale apo sudimeve, e përfiton zemrën e vajzës e pastaj shkon troket në derë të babës, kur ai s’ia jep çikën tani shkojnë të hoxha….. Është gjynah me përfitu zemrën e vajzës para se me u marrë vesh me babain e saj. Po e them sipas rregullave fetare islame”, u shpreh hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark