Insajderi
Insajderi

BSPK: Do të mbajmë protestë më 8 prill

Insajderi
04 April 2022 - 19:58
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
BSPK: Do të mbajmë protestë më 8 prill
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Përfaqësuesit më të lartë të federatave sindikale në kuadër të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës kanë vendosur që më 8 prill të vitit 2022 të mbajnë protesta.

Kjo u caktua në takimin që patën sot këto federata, transmeton Klankosova.tv.

“Në takim u caktua këshilli organizativ, i cili do të përkujdeset për zhvillimin e qetë të protestës, e cila do të nisë me marshin prej Bibliotekës Kombëtare deri te sheshi ‘Skënderbe’, ku para ndërtesës së qeverisë, partnerit social do t’i parashtrohen publikisht kërkesat e arsyeshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës:

  1. 100€ nga buxheti i shtetit për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përfshirë edhe punëtorët e ndërmarrjeve publike – deri në përmbushjen e kërkesave të mëposhtme;
  2. Përcaktimi i pagës minimale;
  3. Miratimi i Ligjit për Zyrtarët Publikë;
  4. Miratimi i Ligjit për Paga;
  5. Nisja e zbatimit të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore;
  6. Nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse;
  7. Amendamentimi-ndryshimi i Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti;
  8. Hartimi dhe nënshkrimi i marrëveshjes kolektive gjithëpërfshirëse”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga BSPK-ja.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark