
Anëtari i kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni ka reaguar për punësimet e familjarëve të afërt me partinë në pushtet në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Për këto punësime, Hyseni ka thënë: Qysh pashe neren prej 4 mije aplikuesve, familjaret e komisionit ma t’mirte?! Aksident. Edhe motra e Xhelalit. Vec nje shpjegim eshte: partia edhe familja jane kritere.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka shkruar se ësthë duke pritur se çfarë arsymiti do të shpik Ardian Gola për punësimet në KEK.
“A e mbani mend?! Ju nuk kuptoni kur akuzoni, thoshte. Tek ne, rregull eshte profesionalizmi, kurse afersia familjare aksident”, shkruan ai.
Në fund, Hyseni përmend edhe listat e Veteranëve.
“Tash qe e kemi monopolizu kuptimin e abuzumit, hajde flasim pak per listat e veteraneve…”, përfundon statusi i tij.
Gazeta Insajderi raportoi të dielën për një varg punësimesh “me të njofshëm” në KEK.