Insajderi
Biznes

Për herë të parë në histori, IBAS do të mundësojë pagesa digjitale pa kartelë, telefon e mjete tjera, por edhe pa fonde

Insajderi
07 April 2022 - 14:59
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Për herë të parë në histori, IBAS do të mundësojë pagesa digjitale pa kartelë, telefon e mjete tjera, por edhe pa fonde
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Institucioni financiar IBAS edhe një herë ka dëshmuar që është institucioni më inovativ jo vetëm në vend, por në tërë botën.

Kësaj radhe, IBAS do të sjellë një zgjidhje të re të pagesave digjitale, të cilat do të mund të realizohen pa kartelë, pa telefon, pa orë, pa bizhuteri, pa shenja biometrike. Madje, nëse klienti ka nevojë, pagesa mund të kryhet edhe pa pasur mjete financiare në llogari.

Ideja unike është iniciuar për patentim në Londër dhe pritet të aplikohet në industrinë financiare në tërë botën.

“Javën që shkoi, në Londër, dorëzova kërkesën për patentim të “Toolless payment solution”. Falë këtij inovacioni, për herë të parë në histori, njerëzit do të mund të kryejnë pagesa digjitale pa kartelë, pa telefon, pa orë, pa bizhuteri, pa shenja biometrike dhe pa fonde, nëse duhet”, ka deklaruar themeluesi dhe arkitekti i zgjidhjes së IBAS, Gazmend Selmani.

Inovacioni që do ta sjellë IBAS synon një pavarësi të plotë të paguesve nga pajisjet, por edhe nga mungesa e disponueshmërisë së fondeve. Diçka që deri tani nuk ka ekzistuar, askund në botë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark