
Aleati rus, Serbia mori dorëzimin e një sistemi të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të mbuluar këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.
Për këtë furnizim të armëve të Serbisë nga Kina, ka reaguar Presidenca e Kosovës.
Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, në një cicërimë në Twitter është shprehur i shqetësuar pas ngjarjeve të fundit.
”Është dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yelloë River Group, prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, shkroi Vela.
❗️ Second day of shipments of Chinese arms to #Serbia: several flights of 🇨🇳PLAAF (Chinese Air Force) flew over Bosphorus en route to Batajnica Air Base to deliver Guizhou Aerospace Industry Shaanxi Yellow River Group manufactured HQ22 Red Banner SAM system's export version FK3. pic.twitter.com/o229AwclnZ
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) April 10, 2022