Insajderi
Insajderi

Presidenca e shqetësuar për furnizimin e Serbisë me armë nga Kina

Insajderi
10 April 2022 - 18:48
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Presidenca e shqetësuar për furnizimin e Serbisë me armë nga Kina
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aleati rus, Serbia mori dorëzimin e një sistemi të sofistikuar kundërajror kinez në një operacion të mbuluar këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

Për këtë furnizim të armëve të Serbisë nga Kina, ka reaguar Presidenca e Kosovës.

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, në një cicërimë në Twitter është shprehur i shqetësuar pas ngjarjeve të fundit.

”Është dita e dytë e dërgesave të armëve kineze në #Serbi: disa fluturake të PLAAF (Forca Ajrore Kineze) fluturuan mbi Bosfor gjatë rrugës për në Bazën Ajrore Batajnica për të dorëzuar Guizhou Aerospace, nga industria Shaanxi Yelloë River Group, prodhuar në versionin HQ22 Red Banner SAMK, për eksport”, shkroi Vela.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark