Policia del me njoftim për aksidentin që shkaktoi ministrja Hajdari - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia del me njoftim për aksidentin që shkaktoi ministrja Hajdari

    Insajderi
    11 April 2022 - 09:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka goditur me veturë një fëmijë të gjinisë mashkullore dje në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Policia në raportin 24-orësh të saj konfirmon se fëmija ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa rasti është hapur si “aksident trafiku me lëndime”.

    Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se e dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar.

    Njoftimi i plotë i policisë:

    AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME /Rr. Vicianum, Prishtinë (NN) 10.04.2022 – 12:25. E dyshuara femër kosovare përderisa ishte duke drejtuar veturën, godet viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Kur aksidenti u raportua në media, pas një kohe ministrja Hajdari doli me një deklaratë me të cilën shkaktoi reagime publike duke thënë se “një fëmijë u përplas në veturën e saj”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark