
Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Elhame Kutllovci, përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar për tërheqjen e saj nga gara për Udhëheqës Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Kutllovci, ka hedhur dyshime për kurdisje, kështu duke thënë se pozitën në të cilën ajo kishte plotësuar kriteret për ta vazhduar garën tashmë është vendosur kush do e marr dhe ajo thotë se është apsurde që të vazhdon të jetë pjesë e garës kur është vendosur rezultati.
Postimi i plotë
Të nderuar miq, komunitet i artistëve dhe ju media.
Pas disa jave pritjeje, zyrtarë nga Ministria e Kulturës më dërgua e-mail, ku me ç’rast më njoftuan që i kam plotësuar kriteret për të vazhduar garën për Udhëheqës Artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës, dhe më lajmëruan që të martën, në ora 10:00 do të zhvillohet testi me shkrim.
Gjatë këtyre ditëve të pritjes, se çfarë do të ndodhë me këtë konkurs që ishte hapur e mbyllur disa herë, përjetuam shumë zhurma rreth zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të TKK-së, si nga ana e klanit artistik të krijuar gjatë këtyre 20 viteve të pas luftës, ku këmbëngulej që i votuari për Drejtor të Përgjithshëm nga ana e bordit të teatrit, me miratimin e ministrit të zgjidhej drejtor, ashtu dhe nga ana e komunitetit të artistëve në përgjithësi, që ishin të zhgënjyer me vazhdimin e një njeriu që kishte poste politike të larta në pushtetin e PAN-it, e në veçanti pas reagimeve të shumë qytetarëve që votuan për ndryshim, ministri përmes komisioneve për ankesa arriti të zyrtarizoj drejtorin e Teatrit Kombëtar, edhe pse tre antarë të atij bordi që kishin votuar, tani më kishin dhënë dorëheqje. Dhe, pa dëgjuar asnjë zë nga shumica e neve që nuk pajtoheshim me atë që kishte ndodhur, ai veproj ashtu siç deshti.
Në ndërkohë flitet që njeri nga kandidatët që është drejtor në një teatër qyteti, ku është afër përfundimit të mandatit të tij, do të vije Udhëheqës Artistik në TKK.
Përballë këtyre ndodhive dhe rrjedhave, duke parë që pavarsishtë se sa mund të jem kandidate konkuruese, është më se apsurde të vazhdoj të jem pjesë e një gare të cilës i dihet fituesi qysh tani.
Në jetën time si regjisore dhe së fundi si drejtoreshë e Kulturës në Podujevë, por edhe si një zë vajze, çdo gjë që e kam bërë ka qenë fryt i një përpjekjeje të vetmohueshme e pa kompromis për drejtësi në mes nesh, duke luftuar që meritokracia të triumfoj pa marr parasysh klanet dhe lidhjet familjare e politike që mund t’i ketë dikush. Këtë gjë nuk jemi duke e parë në këtë vit të Ministrisë së Kulturës, prandaj refuzoj që të jem numër në një konkurs që apriori i dihet rezultati.
Të nderuar miq, këtë vendim për tërheqje nga gara për Udhëheqës Artistik i Teatrit Kombëtar, e bëj me zemër të thyer, sepse bashkë me familjen kemi luftuar për ndryshim si në sektoret e tjera, ashtu edhe në kulturë. Si duket kjo gjë nuk do të ndodhë edhe kësaj radhe, andaj me keqardhje tërhiqem nga vullneti që të kontribojë në përmisimin e Kulturës në përgjithësi e Teatrit në veçanti.
Me respekt,
Elhame Kutllovci